Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 95% e kutive, PS kryeson thellë me 82 mandate, PD e aleatët 52, Doshi 3, tre parti të reja nxjerrin nga 1 deputet


Kur janë numëruar 95% e kutive nuk më asnjë dilemë se Rama dhe socialistët do drejtojnë vendin edhe për katër vitet e ardhshme.

Në 4995 nga 5225 kutitë e numëruara deri tani PS-ja ka marrë deri tani 82 mandate, PD-ja me aleatët e saj kanë marrë 52 mandate, PSD-ja e Tom Doshit ka marrë 3 mandate.

Ndërkohë partitë e reja, Mundësia e Agron Shehaj, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe koalicioni Nisma-Shqipëia Bëhet e Shabani-Lapajt  marrin nga një mandat.

Partitë e tjera të reja, Basha dhe koalicioni Shehi-Alibeaj nuk kanë marrë asnjë mandat.

Të përkthyera në vota, socialistët kanë marrë deri tani 686469 vota, kurse PD-ja dhe aleatët e saj 454774 vota.

PD-ka rënie në numrin e mandateve krahasuar me vitin 2021 kur kishte 63 të tilla.

Numërimi ka përfunduar në 8 qarqe, Elbasan, Berat, Dibër, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Korçë e Vlorë ndërsa vijon ende në Tiranë, Fier, Durrës e Shkodër.

Për sa u përket votave të diasporës, PS-ka ka marrë deri tani 55.30% të votave krahasuar me 28.42% të votave që kanë marrë PD dhe aleatët.

Qëndrimet

Ndërsa kryeministri Rama nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për mediat por është mjaftuar me një intervistë për median italiane Corriere della Sera, kreu i PD-së Berisha dha dje një konferencë për shtyp ku akuzoi Ramën për manipulimin e zgjedhjeve.

Numri dy i PD-së Noka po kështu la të hapur mundësinë e mosnjohjes së zgjedhjeve nga ana e opozitës duke akuzuar qeverinë  për manipulim.

Nga partitë e tjera, nuk ka ende asnjë deklaratë zyrtare mbi rezultatin e zgjedhjeve ndërkohë që numërimi nuk është mbyllur ende zyrtarisht.

Ndërkombëtarët

Ditën e djeshme OSBE/ODIHR bëri një raport paraprak mbi zgjedhjet ku ceku problematika të ndryshme të vërejtura ndërkohë që raporti përfundimtar do dalë më vonë, pasi zgjedhjet jenë certifikuar fillimisht nga KQZ-ja. Kjo e fundit përmes kreut Celibashi u  ka ërë tjirrje partive që të mos vonojnë numërimin ndërsa lidhur me problematikat e vërejtura dhe denoncimet e palëve ka pohuar se ato i përkasin organeve ligjzbatuese.

Problematikat

PD kërkoi para nisjes së numërimit që për sa u përket votave të diasporës, ato të Greqisë të ndahen nga të tjerat duke pretenduar se të parat janë manipuluar. Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, ka denoncuar disa qendra numërimi në Tiranë, ku lufton për mandatin e dytë duke kërkuar rinumërim të disa kutive ndërsa ka denoncuar se votat e pavlefshme po u kalohen partive të tjera.

Në disa qendra numërimi ka kasur pretendime të Lëvizjes Bashkë ndërsa forcat e tjera politike nuk kanë shprehur deri tani ndonjë pretendim serioz.

Këto zgjedhje nuk ka pasur asnjë qëndrim zyrtar të ambasadës amerikane, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara ku ambasadorët amerikanë kanë mbajtut qëndrime publike mbi zgjedhjet dhe kanë lëvizur në terren për t’i këqyrur ato.