Vendosni fjalën kyçe....

Ish-shefi i NATO-s paralajmëron Trump-in: Larg duart nga Groenlanda


Presidenti amerikan Donald Trump duhet të heqë dorë nga planet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës pasi banorët e saj nuk duan të bëhen amerikanë, ka thënë ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Trump ka folur për ta bërë Groenlandën, e cila është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës, pjesë e SHBA-së që kur fitoi një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në nëntor. Ai ka ofruar të blejë territorin e Arktikut të pasur me burime nga Kopenhagen, por gjithashtu paralajmëroi se mund të shkojë deri në përdorimin e forcës për ta vënë atë nën sovranitetin e Uashingtonit, shkruan Rt.

“Unë nuk them se do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë,” tha presidenti amerikan për një skenar të mundshëm ushtarak në një intervistë me Meet the Press të NBC në fillim të këtij muaji.

“Ne kemi shumë nevojë për Groenlandën. Groenlanda është një numër shumë i vogël njerëzish, për të cilët do kujdesemi dhe do t’i vlerësojmë, dhe të gjitha këto. Por kjo na duhet për sigurinë ndërkombëtare,” pohoi ai.

Rasmussen, i cili ka shërbyer më parë si kryeministër danez, i tha Politico të hënën se “është e paturpshme që një president amerikan mund të kërcënojë një aleat. Danimarka është një nga aleatët më të afërt dhe më të besueshëm të SHBA”.