Vendosni fjalën kyçe....

Fotografuan votën, shkon në 7 numri i të arrestuarve


Ka shkuar në shtatë numri i personave të arrestuar për fotografimin e votës. 56-vjeçarja Majlinda Cani u arrestua në Elbasan paraditen e sotme ndërsa po po paradite u arestuan edhe 57-vjeçari Hasan Doka dhe 28-vjeçari Redion Lelo.

Në pranga ka rënë edhe ish-punonjësi i policisë, 34-vjeçari Renato Feri ndërsa në Gjirokastër është ndaluar një 30-vjeçar nga Këlcyra.

Në fshatin Spathar të Librazhdit është prangosur një 43-vjeçar ndërsa në Elbasan është arrestuar një 56-vjeçare.