Zyrat e “IdentiTek” do jenë të hapura edhe nesër për dorëzimin e kartave të identitetit të qytetarëve që kishin aplikuar.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ditët e fundit ka pasur një numër të lartë qytetarësh që kishin aplikuar për karta identiteti ose pasaporta.
Po kështu sipas vendimit të qeverisë, do lejohen të votojnë qytetarët kartat e të cilëve kanë skaduar.
