Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në fuqi pafajësinë ndaj kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro.

SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht ish-administratoren e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu, 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli.

GJKKO vendosi ta rrëzojë SPAK pasi Duro e çoi çështjen në Apel. Ai u mor i pandehur nga SPAK pasi akuzohej se licencoi një pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.