Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka denoncuar publikisht se një kandidate e koalicionit të tij në Durrës është kërcënuar me armë gjatë një takimi të fushatës me qytetarët.
Sipas Lapajt, Valbona Myhedin, që është njëherazi shtatese amerikane, është kërcënuar nga persona të lidhur me krimin e organizuar.
Ai i bën thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa thekson se do vërë në dijeni Ambasadën Amerikane.
“Deklaratë Publike
“Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët që e shoqëronin, teksa ajo zhvillonte takime me qytetarët në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”.Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë menjëherë, ndërsa do vëmë në dijeni Ambasadën Amerikane. Ai që i tregoi armën dy grave, do përgjigjet para ligjit! Rrugëtimi ynë nuk ndalet! 11 maji është afër! P.s personi në video është ai që ka kryer këtë akt të ulët.” – shkruan Lapaj.
