Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Renato Hoxhës, ndalohet në Tiranë bashkëpunëtori i autorit të dyshuar



Policia e Tiranës ka ndaluar Erlis Mehmetin, një shtetas nga Tropoja, i cili dyshohet se i ka dhënë makinën autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxha, pak para krimit të ndodhur në Vlorë.

Sipas informacioneve të para, makina është përdorur nga autori për të ikur nga vendngjarja, ndërsa targat e saj dyshohet të jenë të vjedhura.

Po ashtu, një prej autorëve të dyshuar thuhet se është larguar në mënyrë ilegale në Greqi.

Policia ka sekuestruar një telefon nga Erlis Mehmeti, ku janë gjetur mesazhe që kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorit të dyshuar, megjithatë ky i fundit ende nuk është arrestuar, raporton BW.