
Kandidatja për deputete e PS –së në Qarkun e Vlorës, Bruna Mersini, në një intervistë për BLU TV, ka rrëfyer udhëtimin e saj personal dhe politik, si edhe motivet që e shtynë të angazhohet në jetën publike dhe vizionin e saj për të ardhmen e Vlorës.
Përgjatë intervistës, Mersini zbuloi pse zgjodhi të kalonte nga shëndetësia tek politika duke vënë theksin se njerëzit kërkojnë vëmendjen dhe dinjitetin, e se politika është është një mjet për t’ua ofruar dhe për tu shërbyer atyre.
“Nuk mund të jemi indiferente, e ndiej veten të motivuar, që kontributi im moral dhe profesional të kishte në dimension tjetër më të gjerë përtej kufijve të spitalit. Këto kohë kam takuar njerëz të ndryshëm të cilët kërkojnë dinjitet, vëmendje dhe shpresë, dhe politika është mjet që njerëzve duhet t’ua ofrosh dinjitetin”- shprehet Mersini.
Mersini shprehet plot besim se ajo do jetë një zë i fortë, për gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke e bërë atë më shumë të motivuar, dhe se nuk do të jetë thjesh zëri i një premtimi bosh për ta.
“Unë shikoj që qytetarët që kërkojnë transparencë, tregojnë shenjën e një shoqërie e cila është pjekur politikisht, e një shoqërie tashmë që nuk do premtime boshe dhe ajo që mua karakterizon dhe për njerëzit që më njohin ,duhet që në angazhimin tënd të ketë një fjalë të vërtetë janë një premtim bosh. Angazhimi që juve merrni përpara një qytetari duhet të ketë përkushtimin, këmbënguljen dhe zërin e fortë për ta çuar deri në fund atë që angazhesh, pra mos jesh thjesht zëri i një premtimi bosh.”- thotë Mersini.