
Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës dhe një prej themeluesve të UÇK-së Hashim Thaçi.
Ai ishte i shtruar prej disa kohësh në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pak ditë më parë, Hashim Thaçit iu dha leje nga Gjykata Speciale në Hagë për të vizituar të atin në spital.