Vendosni fjalën kyçe....

“Pasi të kthehem nga Konferenca e Mynihut na pret një betejë dhe fitore spektakolare me 11 maj” – Rama karikon të tijtë


Kryeministri Rama ka karikuar mbështetësit teksa deklaroi se e presin shumë punë pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë dhe se fitorja në zgjedhjet e 11 majit do jetë spektakolare.

Pasi njoftoi miratimin e Eurobondit 650 milionë euro për Shqipërinë, i cili tha se tregon besimin e investittorëve të huaj te ekonomia shqiptare, ai tha më 11 maj PSja do arrijë një fitore të paparë.

“Nisem për Konferencën e Sigurisë në Mynih, për disa takime dhe evente që nuk i shmangia dot dhe për t’u kthyer shumë shpejt këtu. Na presin shumë punë dhe mbi të gjitha na pret një betejë ekzemplare dhe një fitore spektakolare.” – tha Rama.