
Presidenti amerikan Trump u shpreh se dëshiron që Departamenti i Arsimit të “mbyllet menjëherë”, duke e përshkruar atë si një “çerdhe të madhe mashtrimi”.
Kur u pyet nga një gazetar se kur donte Trump që Departamenti i Arsimit të mbyllej, Trump tha se sistemi arsimor i Shteteve të Bashkuara u rendit i 40-ti në krahasim me vendet e tjera, por renditej i pari për sa i përket “kostove për nxënës”
“Oh, do doja të mbyllej menjëherë”, u përgjigj Trump.
“Shikoni, Departamenti i Arsimit është një punë e madhe mashtruese. Ne jemi renditur ndër 40 vendet më të mira në botë. Ne renditemi në vendin e 40-të, por jemi në vendin e parë për sa u përket kostove për nxënës. Pra, ne shpenzojmë më shumë për nxënës se çdo vend tjetër në botë, por renditemi në vendin e 40. Ne kemi qenë midis 38 dhe 40, hera e fundit që e shikova ishte 38 dhe më pas shikova dy ditë më parë… doli në numrin 40. Norvegjia, Danimarka, Suedia, e urrej ta them këtë por edhe Kina, sado e madhe që është, renditet në pesëshen e parë”, vijoi Trump.
“Ne renditemi në numrin 40. Nëse mbajmë këtë vend, do të thotë se diçka nuk po funksionon?”
Trump ka deklaruar më parë se dëshiron të mbyllë Departamentin e Arsimit dhe ta kthejë arsimin përsëri në duart e shteteve.