Liverpooli bie nga FA Cup, mposhtet nga vendi i fundit i Championshipit
Liverpooli ka pësuar humbje nga Plymouth me rezultat 1-0 në kuadër të 1/16 të FA Cup.
Pjesa e parë nuk është se solli diçka të mirë, sa i përket rasteve, ku Liverpooli kishte një rast me James McConnell.
Me të filluar pjesa e dytë, Plymouth fitoi penallti, ku Ryan Hardie ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.
Liverpooli u lëshua në sulm në pjesën e mbetur të takimit, ku fillimisht kishte rast të mirë me Federico Chiesan, por pa sukses.