
Senatorë e Kongresmenë demokratë janë tubuar së fundmi dhe kanë shfryrë ndaj Elon Musk dhe presidentit amerikan Trump.
Gjatë një tubimi para mbështetësve të tyre ata kanë akuzuar Elon Musk-un se po merr nën kontroll pushtetin ndërkohë që nuk është votuar pë këtë gjë.
Ata thanë se miliarderi dhe çerrat që punojnë për të nuk kanë tagrin për të bëtë atë që po bëjnë dhe se demokratët nuk do e lejojnë këtë gjë.
Më poshtë janë disa nga diskutimet plot patos të kongresmenë demokratë përpara popullitqëishte mbledhur duke brohoritur.
Kongresmeni demokrat Maxwell Frost
Ju po më thoni se një burrë me pasuri 400 miliardë dollarë do vendosë se çfarë ndodh me pagesën sociale të gjyshes sime.
Kongresmenia demokrate Elisabeth Warren
Askush nuk e ka zgjedhur Elon Musk ndërkohë që Elon Musk po grabit pushtetin që i përket popullit amerikan. Ne jemi këtu për ta kundërshtuar këtë gjë.
Kongresmeni demokrat Chris Murphy
Kur ne hapim Senatin çdo mëngjes ne nuk i premtojmë besnikëri miliardërve, ne nuk i premtojmë besnikëri Elon Musk-ut dhe as çerrave 22-vjeçarë që punojnë për Elon Musk. Ne i premtojmë besnikëri SHBA-ve dhe unëqë të jemi sigurt se nëna ime do marrë çekun e saj social jo sepse ajo i premton besnikëri Elon Musk-ut por sepse ajo i premton besnikëri SHBA-ve.
Kongresmeni demokrat Chris Van Hollen
Kjo është ujdia më e korruptuar që kemi parë në historinë e Amerikës. Elon Musk jep 250 milionë dollarë për t’u zgjedhur Donald Trump dhe Donald Trump u dorëzon çelsat e qeverisë së SHBA-ve Elon Musk-ut dhe shokëve të tij miliarderë dhekoneve të tyre. A do e lejojmë ne që kjo të ndodhë, jo as që bëhet fjalë.
Kongresmenia demokrate Jasmine Crockett
Ne e dimë për kë punojmë. Ne punojmë për popullin amerikan dhe ajo që nuk do bëjmë është të rrimë duarkryq ndërkohë që bëjnë këtë çmenduri që po bëjnë tani. Do na keni përballë, nuk do ju lëmë të qetë dhe do e bëjmë të qartë që të kuptoni se çfarë do të thotë demokraci dhe kjo që po ndodh tani nuk ka lidhje me të.