Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri dëmtohet në ajër, shpëtojnë mrekullisht 6 pelegrinët (Video)


Gjashtë pelegrinë në Indi shpëtuan mrekullisht kur helikopteri me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe u rrëzua pranë një platforme për uljen e helikopterëve.

Pelegrinët u drejtuan për në tempullin Kedarnath, një nga dymbëdhjetë tempujt hindu dhe pjesë e një qarku në Himalaje. Helikopteri hasi një “ngërç teknik” në rotorin e bishtit dhe humbi kontrollin, duke u rrotulluar në mënyrë të pakontrolluar ndërsa piloti në mënyrë të dëshpëruar u përpoq të rimarrë kontrollin dhe të ulet në tokë.

Edhe pse nuk e rimori dot krejtësisht kontrollin, piloti ruajti qetësinë dhe arriti të bëjë një ulje emergjente në barin ngjitur me pistën.

Të shtatë shpëtuan të padëmtuar ndërsa gjashtë pelegrinët ishin në gjendje të përfundonin vizitën e tyre në Kedarnath. Autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit, ndërsa magjistrati lokal i qarkut vlerësoi pilotin për shmangien e katastrofës.