Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO/ Vrau efektivin e Shqiponjave, çasti kur 23-vjeçari shkon të dorëzohet te RENEA


Azgan Mërnica, i cili ishte në kërkim për vrasjen e policit Novruz Cenalia paraditen e së hënës, është dorëzuar në polici mbrëmjen e djeshme.

Ai shfaqet krejt i qetë teksa hipën në makinën e familjarëve të tij të cilët më pas e shoqërojnë te RENEA. 23-vjeçari ishte në arrati ndërsa një operacion i gjerë për kapjen e tij kishte nisur prej tre ditësh.

Ai akuzohet për vrasjen e efektivit 28-vjeçar me një plumb në kokë pas një përplasjeje në rrugë për radhën e kalimit me makinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz të Fierit. Pas vrasjes, ai u larguar me mjet drejt zonës së Apolonisë ndërsa dyshohet se së fundmi ishte fshehur në një banesë në fshatin Dërmenas.