Vendosni fjalën kyçe....

Ndalimi për rripin e sigurimit kthehet në përplasje me armë, policët qëllojnë qindra plumba ndaj shoferit (Video)


Një ndalesë rutinë në trafik për mosvënie të rripit të sigurimit çoi në një betejë të njëanshme me armë pasi policia zbrazi gati 100 fishekë ndaj një burri në Çikago.

Dexter Reed u ndalua nga një oficer policie me rroba civile më 21 mars, pasi dyshohej se nuk mbante rripin e sigurimit. Reed nuk iu bind urdhrit të oficerit.

Më pas nuk doli nga mjeti dhe qëllon në drejtim të policëve që u mblodhën të shumtë në vendngjarje.

Fillimisht policët i kërkojnë personit në makinë të hapë derën ndërsa Reed u përgjigj me një të shtënë të vetme, duke plagosur njërin nga efektivët në dorë.

Policët u përgjigjën duke qëlluar mbi 95 plumba ndaj personit në makinë duke e lënë të vdekur në vend.