Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra ish-luftëtarë Wagner do i bashkohen njësisë speciale çeçene – Kadyrov


Njësia e forcave speciale Akhmat nga Republika e Çeçenisë do thithë 3000 ish-luftëtarë të PMC Wagner, ka njoftuar kreu i rajonit, Ramzan Kadyrov.

Një komandant i njohur Wagner me nofkën ‘Ratibor’ do i bashkohet gjithashtu njësisë elitare çeçene.

Pas përpjekjes së dështuar të kryengritjes së shefit të Wagner-it, Evgeny Prigozhin, në qershor 2023, autoritetet ruse u dhanë anëtarëve të grupit zgjedhjen ose të nënshkruanin kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes ose të transferoheshin në Bjellorusi.

Në një postim në kanalin e tij Telegram të premten, Kadyrov shkroi se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte ndarë tashmë numrin e nevojshëm të vendeve të lira për të akomoduar të ardhurit në Akhmat.

Ai shtoi se marrëveshjet dhe formalitetet e tjera “do zgjidhen në të ardhmen e afërt” dhe ish-luftëtarët e Wagner së shpejti do jenë pjesë e veprimeve ushtarake.

Udhëheqësi çeçen i përshëndeti ushtarët si “luftëtarë me përvojë dhe shumë efektivë”, të cilët kanë dëshmuar aftësitë e tyre në Ukrainë. Ai e përshkroi përfshirjen e trupave të tilla në Akhmat si një “hap strategjik të rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse të vendit”.

“Ne jemi të bashkuar nga një qëllim i vetëm, të mbrojmë atdheun dhe interesat e tij. Jam i bindur se ky vendim shumë shpejt do ketë një ndikim të konsiderueshëm në mënyrën se si përparon operacioni special ushtarak”, përfundoi Kadyrov.

Në shkurt, komandanti i Akhmat, Apty Alaudinov, tha për mediat ruse se në detashmentin e tij kishte tre njësi të veçanta të përbëra nga ish-luftëtarët e PMC të Wagner.

Akhmat është një pjesë e Gardës Kombëtare Ruse, e cila është një forcë e brendshme ushtarake që i raporton drejtpërdrejt presidentit dhe kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Grupi Wagner luajti një rol kyç në pushtimin e qytetit të Artyomovsk (Bakhmut) në Donbass majin e kaluar.