Vendosni fjalën kyçe....

Makina përmbyset në kanal, tre të plagosur në Lezhë


Një aksident është regjistruar në afërsi të Fushë Mamurrasit, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas raportimeve në media, makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal me ujë.

Tre të rinjtë, drejtuesi 18 vjeç dhe pasagjerët nga 17 vjeç, kanë dalë nga mjeti dhe me pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.  Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit”, njofton policia.