Vendosni fjalën kyçe....

Anija e parë me ndihma shkarkohet në Gaza


Shkarkimi i anijes ë parë më ndihma që mbërriti në brigjet e Rripit të Gazës një ditë më parë përfundoi të shtunën, thanë burimet lokale.

“Varkat e vogla filluan të shkarkojnë ngarkesën e anijes të premten dhe ta transportojnë atë drejt bregut të qytetit të Gazës,” thanë dëshmitarët për Anadolu.

“Operacionet e shkarkimit u përfunduan të shtunën në mëngjes,” shtuan ata.

The Open Arms tërhoqi një maune që mbante 200 ton ushqime të dhuruara nga shoqata bamirëse ‘World Central Kitchen’ me bazë në SHBA.

Anija u nis nga porti i Larnakës i administratës greke qipriote dhe mbërriti në brigjet e Gazës të premten.

Misioni i ndihmës, i quajtur ‘Operacioni Safeena’, synon të përurojë një korridor ndihme detare të propozuar nga administrata greke qipriote dhe të mbështetur nga Britania, SHBA dhe BE.