Vendosni fjalën kyçe....

Ligji i buxhetit të shtetit, Vasili: Qeveria e grabitqarëve kërkon ta ndryshojë pa u tharë boja e miratimit të dhjetorit


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një deklaratë ka treguar se qeveria ka dërguar në Kuvend një akt normativ për të ndryshuar ligjin e buxhetit të shtetit, që është miratuar në dhjetor të 2023.

Vasili shprehet se “pa u tharë boja e buxhetit të miratuar fundivitin e kaluar vjen një akt për të rindarë ca para që Rilindja mendon t’i grabisë në mënyrën e saj”.

Deputeti opozitar shkruan se në buxhetin e shtetit rreth 80 milion dollarë janë rezultati financiar i akumuluar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, afër 28 milionë dollar kanë ardhur si rritje e të ardhurave tatimore, që sipas tij, janë mbledhur nga çmimet e larta që qytetarët paguajnë për kontributet e tyre dhe ato të mbijetesës, bukës gojës.

Sipas Vasilit, këto para nuk do shkojnë në ndihmë të qytetarëve, por “98 milion dollarë do të shkojnë për portin e ri të Durrësit, në Porto Romano”.

“Në buxhetin e shteti ishte parashikuar që ky do të ishte investim i huaj, pra me investime të huaja. Jo do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve. Është shumë e qartë për ne se propozimi i Partisë së Lirisë është i qartë dhe i prerë”, shkruan Vasili.

Deklarata e Nënkryetarit të Partisë së Lirisë Petrit Vasili.

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Qeveria e grabitqarëve  të Edi Ramës, ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë një akt normativ, për të ndryshuar ligjin e buxhetit të shtetit, që është miratuar jo më shumë se dy muaj më parë. Pra pa u tharë boja e buxhetit të shtetit miratuar në dhjetor të 2023, vjen një akt për të rindarë ca para, qe Rilindaj mendon t’i grabisë në mënyrën e saj.

Cili është burimi i këtyre parave, të cilat janë grumbulluar? Është shumë e rëndë situata dhe këtu duhet të ndalojmë.

7.9 miliardë lekë, pra rreth 80 milion dollarë, janë rezultati financiar i akumuluar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pra sigurimet shoqërore, ai që mbështet pensionistët, shtresat e varfëra, qeveria e mer si tepricë për ta rindarë në hajdutëritë e saj.

Dhe pjesë tjetër, burim tjetër 2.8 miliard lekë, afër 28 milionë dollar, që kanë ardhur si rritje e të ardhurave tatimore.

Po nga ka ardhur kjo rritje e të ardhurave tatimore? Kanë ardhur nga çmimet e larta, që qytetarët paguajnë për kontributet e tyre dhe ato të mbijetesës, bukës gojës, së gjithçkaje, të cilët këtë tepricë me shumë gëzim, duan ta rindajnë në hajdutërira të tjera.

Së pari ju e kuptoni që një qeveri, që nuk i shkon as vizioni as dy muaj, po si ata hadjutët ordinerë, ka hall të mbledh ca para dhe t’i ndajnë, kjo është një qeveri e rënë dhe parlamenti ëshët kthyer në një noterizues qesharak, i çdo hajdutërie të qeverisë.

Po çfarë do ndodhi me këto para, pyesin qytetarët?

Do shkojnë në ndihmë të qytetarëve, do të ndihmojnë ata për problemet që kanë, për përplasjen që ata kanë me çmimet e larta?

Jo të nderuar qytetarë! Plot 98 milion dollarë do të shkojnë për portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, për portin e ri të Durrësit afro 100 milionë dollarë.

Do të paguhen tani. Në buxhetin e shteti ishte parashikuar që ky do të ishte investim i huaj, pra me investime të huaja.

Jo do të paguhet nga xhepat e shqiptarëve. Është shumë e qartë për ne se propozimi i Partisë së Lirisë është i qartë dhe i prerë.

Këto para duhet të shkojnë për të mbështetur shtresën në nevojë në rradhe të parë, për pensionistët, me problemet të cilat përballen dhe jo të përfundojnë në aferat e pafundme të Edi Ramës.

Është vendi për të ndalur pak minuta për Portin e Ri të Durrësit!

Porti i ri i Durrësit ishte bërë publik që do të kushtonte 130 milion euro, kushton 430 milion euro sot, por do të kushtonte 390 milion euro sipas premtimeve të Edi Ramës, pak muaj më parë.

Edi Rama kishte thënë se 46 % e ka shteti, dhe 54 % e kanë privatët dhe do të bëhet me PPP., dhe bile kishin pohuar se dhe 46% e shtetit, rreth 170 milion dollarë, nuk do të prekej buxheti i shteti siç po preket, por do të paguheshin, rimbursoheshin nga Autoriteti Portual i Durrësit.

Këto ishin deklarimet e Edi Ramës dhe të zevëndëskryeministres Balluku, publikisht dhe hapur në 12 dhjetor të vitit që kaloi.

Çfarë ndodhi realisht?

Realisht siç e shikoni, të gjitha këto premtime u bënë zero, u vunë në funksion të aferës disa miliarda euro të portit të Durrësit, i cili u fal për t’u bërë apartamente dhe për të qarkulluar lloj operacionesh financiare.

Pra për ato apartamente të cilat po shiten që në ajër pa ekzistuar, u shit i gjithë Durrësi qindra miliona euro, pikërisht për këtë aferë, e cila prapë është në kurrizin e shqiptarëve.

Pra shqiptarët e varfër në vend se të ndihmohen, merrem paratë që do të shkojnin për pensione, dhe dërgohen për aferat e Edi Ramës, i cili gënjeu dhe thoshte për interesin e madh që ka dhe NATO.

Që do të na mbështesë dhe NATO., e cila është përgjigjur zyrtarisht, agjensisë telegrafike shqiptare, ku ka thënë shumë ftohtë, pa asnjë interes të veçantë, ne i mirëpresim ofertat e aleatëve, për të pritur objektet e NATO-s.

Ekspertët tanë, i shikojnë të gjitha ofertat dhe më pas japin këshilla. Pra e gjithë afera e Porto Romanos, që nga rritja e kostos, nga që nuk do të prekej fare buxheti i shtetit, paguhen të gjitha nga paratë e shqiptarëve.

Nga një interes i madh i NATO-s që do të merrte pjesë në një zero interes. Pra kemi të bëjmë me një nga hajdutëritë më të mëdha. Qëndrimi jonë është, sigurisht një aferë shumë e rëndë. Institucionet penale në vend, SPAK. duhet të ishte në vijë të parë për të hapur një hetim masiv, për të gjithë këtë mashtim me përmasa financiare shumë të rënda.

Dhe i bëjmë thirrje publikisht, që të hapë çështje kryesisht vetëm për çështjen e portit në Portit të ri të Durrësit, qoftë dhe atij që u shit për të cilin paditë ekzistojnë.

Sepse qindra milionë euro të shqiptarëve, po përfundojnë në xhepat e zi të qeverisë, ndërkohë që skamja dhe mjerimi është ulur në çdo tavolinë, në vatrën e pensionistit, në pamundësinë e tij për të marrë barnat esenciale, për të siguruar bukën e mbijetesës, dhe të tjerë që detyrohen të largohen nga Shqipëria, pasi këtu ka vetëm një qeveri që vjedh pa o lodhur.

Ne do të jemi këtu, konseguent dhe këmëngulës, pa lëvizur asnjë milimetër, duke i denoncuar këto afera, por njëkohesisht duke propozuar dhe alternativën, që këto para që ekzistokan të përdoren tek nevojtarët më të mëdhenj dhë në rradhë të parë tek shtresa më e vuajtur e këtij vendi, pensionistët.

Ju faleminderit!