Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh qeverinë dhe kryebashkiakët në Shkodër, analiza dhe diskutime mbi projektet në të gjitha fushat


Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot (9 mars) kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë në Shkodër për të bërë një analizë të thellë të punës së bërë. Agjenda e takimit do të fillojë rreth orës 10:00 me fjalën e kryeministrit Rama.

Pritet që në takim të bëhet një analizë e thellë financiare dhe të diskutohen projektet e BE, shërbimet, si dhe burimet njerëzore. Në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive për të diskutuar tema të ndryshme si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, dhe infrastruktura.

Në fund të takimit pritet të jepen propozime për zgjidhjen e problematikave të paraqitura, ndërsa takimi pritet të mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e kryeministrit Rama.