Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës


Ish-kreu i Kadastrës Gjirokastër Florian Taçi dhe ish-bashkëpunëtori i tij Alban Memishaj  janë arrestuar nga policia.

Operacioni, ku kanë marrë pjesë Policia e Tiranës, ajo e Gjirokastrës e Prokororia e Gjirokastrës vjen pas akuzave për mashtrim e falsifikim dokumentesh ndaj Taçit e Memishajt.

Ditën e djeshme policia ka kontrolluar zyrën avokatore të Taçit në Gjirokastër.

Dyshohet se ish-kreu i Kadastrës shfrytëzonte dokumente që kishin të bënin me gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës duke pasur njëkohësisht qasje në bazën e të dhënave në rrjet.