Vendosni fjalën kyçe....

Amrabat nuk bind te Man.United, pritet rikthimi në Itali


Manchester United raportohet se ka vendosur për mos-blerjen e Sofyan Amrabatit.

Marokeni gjatë afatit të verës e dëshironte me çdo kusht kalimin në “Old Trafford” dhe lëvizja u zyrtarizua më 1 shtator 2023.

Ishte një lëvizje huazimi për një sezon me një kosto prej 9 milionë eurosh, duke përfshirë opsionin e blerjes për 20 milionë euro të tjera, plus 5 milionë euro bonuse shtesë.

Por, sipas “Manchester Evening News”, Amrabat do të rikthehet te Fiorentina, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

27-vjeçari duket se nuk ka bindur krerët e “Djajve të Kuq”, andaj ai në fund të sezonit duhet të rikthehet te klubi italian.

Amrabat ka regjistruar 12 paraqitje në Premierligë për Manchester United, pesë në Ligën e Kampionëve dhe dy në Kupën EFL.

Fiorentina e kishte blerë atë nga Hellas Verona për 19.5 milionë euro.