Vendosni fjalën kyçe....

Noka “i armatosur gjer në dhëmbë” me vezë qëllon makinën e ministrit Balla (Video)


Deputetët e grupimit Berisha-Bardhi kanë goditur me vezë makinën e ministrit të Brendshëm Balla.

Ata po qëndronin jashtë Kuvendit pas përfundimit të seancës.

Ndërsa makina e Ballës u afrua për të kaluar, Flamur Noka i pari qëlloi me vezë mjetin e më pas një tjetër vezë fluturon nga një tjetër deputet që ndodhej në grupin që po qëndronte para Kuvendit.

Më herët, para nisjes së seancës, Noka hodhi miell ndaj punonjësve të Gardës.