Vendosni fjalën kyçe....

Njihuni me Anxhela Faber, vajza që lufton hackerat


Anxhela Faber vajza shqiptare që lufton hackerat, ka qenë e ftuara e rradhës në podkastin me Mira Kazhanin, e cila ka folur mbi profesionin dhe jetën e saj.

Në hyrje të podkastit, Kazhani ka folur paksa mbi hakerimin e kanalit të saj, e cila ka kontaktuar Anxhelën për ta ndihmuar të rifitonte sërish kanalin e Youtub-it.

Duke qënë se vajza Anxhela Faber lufton hakerat që sulmojnë faqet, i bëri të ditur se faqja e saj u hackua nga një grup që merrej me kriptomonedha.

Faber foli si fillim mbi platformën e youtubit, ku e cilësoi atë mjaft të mbrojtur, e cila ka perfeksionuar shërbimin me kalimin e viteve, por pohoi se është dhe një nga platformat më të zgjedhura për përdorim nga shqiptarët.

Sot për sot, platforma e Youtub-it ofron kushtet më profesionale për distributim, mbrojtje, antipirateri dhe të gjithë paketën për ta shfrytëzuar një material në formën dixhitale, në lidhje me podcastet, muzikën edhe për shumë emisione argëstuese. Paçka se ka disa platforma më strikte, youtubi është sepse ka një sistem të menaxhuari të sistemeve dixhitale shumë të zhvilluar, gjë që e kanë perfeksionuar me kalimin e viteve. Duke qënë se reklamat që shiten në platformën youtube , janë reklamat që shiten nga stafi i Google, dhe ai ka shitjen më të madhe në gjithë botën, i gjithë bandëlli i shërbimeve të tyre, e bën që kjo platformë të jetë më profesionale dhe më serioze nga të gjitha platformat.

Unë kam hyrë në këtë industri 19 vjeç. Kanë qënë vite shumë sfiduese, sepse në atë kohë youtubi nuk kishte kontetntin zyrtar, kishte dhe pirateri shumë të lartë, por filloi që të kurohej kontenti dhe të ishte në mënyrë zyrtare në një vend. Dashje padashje audienca u mësua se muzikën e caktuar përveç televizioneve e gjeje dhe në youtube. Kështu kontenti në youtube u rrit dhe nga grupet etnike që ishin jashtë, sepse ata e donin kontentin shqip.

Po punoj me shumë shqiptarë të Kosovës, ka pasur shumë fushata të cilat kanë iniciuar në fillim me personazhe shumë të famshme dhe me kanale të këtyre artistëve ndërkombëtarë. Dikur përbënte gurin e themelit për secilin artist, numri i klikimeve në platformën youtube. Edhe sot, por sot muzika dësgjohet shumë në platforma audio, që jo vetëm kanë cilësi audioje më të lartë dhe nuk ndërpriten nga reklamat, por nuk harxhojnë edhe shumë internet për shkak se nuk përmbajnë video.”

Më tej përgjatë podcastit, Faber foli mbi veten e saj dhe pasionin për të punuar në industrinë mediatike dhe influencën që ka kjo platformë sociale sot mbi publikun e gjerë.

“ Unë kam studiuar për Financë dhe Kontabilitet, për të vazhduar më pas studimet e larta Master në Hamburg për Menaxhim Global dhe Qeverisje. Të them të drejtën gjithmonë e kam dashur juridikun, por po të studioja juridik diku, do isha e kufizuar me legjislacionin e atij vendi, kështu e ndryshova sepse thashë që biznesi është ndërkombëtar. Paçka se hyra në këtë industri që kur isha 19 vjeç, u ndërtua një gjë shumë e madhe e cila rrugës ndryshoi. Njerzit ndryshojnë, bindjet ndryshojnë. dhe përpara 1 viti e gjysëm mu desh të shkëputesha nga ajo gjëja e madhe që po shkonte prej 11 vitesh dhe t’ja nisja nga e para vetëm.

Gjithë ato vite, gjithë ai investim, unë e them gjithmonë që investimi është ai që nuk të lë asnjëherë në baltë, është investimi që çdo vajzë duhet ta ketë prioritet numër 1.

Kush punon ja del. Në një mënyrë apo një tjetër ja del.

Arsyeja që mbeta në këtë industri, e para është që unë e dua këtë punë. Përgjigjem në çdo kohë, jam aty, nuk e lë. Ajo dritarja që ti punon fort për t’i përcjellë diçka publikut është shumë e shenjtë për mua. Ka një aftësi për të bindur një grup të madh njerzish për të përcjellë ideologji të ndryshme.

Ka audienca që sigursht e duan edhe skandalin, por tek pjesa e videove më të klikuara njerzit duan gjëra origjinale, gjëra pa doreza. Sigurisht brenda kornizave të mediave, ka shumë emisone të kornizuara. “

Intervista më tej:

Kazhani: Me zyrën e You Tube në Gjermani komunikon, punon dhe bashkëpunon Anxhela?

Anxhela: Neve kemi kontratë drejt e me platformën, sepse edhe start up-i i kompanmisë së re që unë bëra, doja që të ishte në një nivel shërbimi premium, ku unë të mos varesha nga palë ndërmjetësuese për komunikimin me platformën.

Kazhani: Do të monitizohet youtube për Shaqipërinë dhe Kosovën?

Anxhela: Kjo është një pyetje shumë e drejtë, por ka disa procese që kjo të bëhet. Përveç faktit që ne jemi treg i vogël, i gjithë buxheti i reklamave në territorin e Shqipërisë është relativisht i vogël, por krahas saj ka një proces në të cilin platforma duhet të bëjë kontrata me agjensitë e administrimit kolektiv, për të drejtat e autorit. Unë drejtoj edhe një prej agjensive që përfaqëson mbajtësit e të drejtave për prodhuesit e fonogramit. Në Shqipëri ekzisotn një agjensi kupolë që është sporteli unik i të drejtës së autorit. Nën këtë sportel janë katër agjensi të tjera që përfaqësojnë klasa të ndryshme mbajtëse të drejtash autori. Unë madje kam iniciuar dhe procesin e komunikimit të platformës për të bërë kontratë me të gjitha agjensitë në mënyrë që, çfardo që është për tu sqaruar në lidhje me sektorin e të drejtave të autorit, të vendoset me shkrim, siç është në shumë vende të tjera të botës dhe ti jepet prioritet platformës për ta para Shqipërinë si treg të ardhshëm.

Kazhani: Më the që reklamat e youtubit janë shumë të shtrenjta?

Anxhela: Reklamat e youtubit shiten, po ta them nmë tepër nga ana si një kanal. Një kanal gjeneron të ardhura, i gjeneron të cilat përllogariten për 1000 shikime shfaqje të treguara të reklamës. Kjo shfaqje e reklamës, ndryshon çmimi sipas llojit të reklamës dhe vendi ku shfaqet. Që do të thotë se një reklamë e shfaqur nga Italia është më pak e shtrentë se një reklamë e shfaqur nga Gjermania.

Kazhani: Do ketë diçka që do ta zëvendësojë youtubin, apo ka një të ardhme të gjatë?

Anxhela: Unë shoh një vrap nga shumë platforma të tjera për të kapur hapin ku është kjo platformë. Ky vrap bëhet në forma të ndryshme. Duke lejuar kontent pirat, së fundmi kemi tik-tokun që lejon çdo gjë, vetëm si e si të marri audiencën. Edhe anti pirateria është më e vështirë në platfromën tik tok. Por platformat kështu e fillojnë, me kontent pirat.

Kazhani: Po shikoja senatorët që po ja bënin tetë me dy Zukenbergut…

Anxhela: Në fakt nuk jam dakrd me disa rregulla që ka platforma Meta në përgjithësi.  

Kazhani: Anxhela ti je një mami e një vajze 4 vjeçe, ja lejon i-padin?

Anxhela: Unë i-padin ia jap, po ia jap pa bateri dhe i them u prish.

Kazhani: Inteligjnca Artificiale?

Anxhela: Nuk mendoj se AI do të jetë e frikshme, por mendoj se njeriu duhet të bëjë më shumë punë jo mekanike, punët mekanike do të vijnë gjithmonë duke u zëvendësuar nga teknologjitë dhe inteligjenca artificiale. Kjo do jetë sfidë, por unë mendoj se është e mirë, se lehtëson shumë.