Vendosni fjalën kyçe....

Messi shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2023, portieri dhe goli më i mirë i jepet dy brazilianëve


FIFA shpalli sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimi kryesor “Futbollisti më i mirë” u rrëmbye sërish nga Lionel Messi.

Ylli argjentinas nuk ishte i pranishëm në ceremoni fare. Gjithsesi, ai ia doli të mposhtë konkurrencën ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që ishin dy të nominuarit tjerë.

Ndërsa çmimin “Portieri më i mirë” për vitin që lamë pas e ka fituar Ederson.

Braziliani ishte një prej më meritorëve në suksesin historik të Manchester Cityt, që fitoi tripletën.

“Qytetarët” në vitin 2023 u kurorëzuan me titullin e kampionit në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, teksa fituan edhe trofeun e Kupës FA.

Kurse Çmimi “Puskas”, që ndahet për futbollistin me golin më të mirë, i takoi Guilherme Madruga.

Sulmuesi brazilian, që aktivizohet te Botafogo, këtë çmim e mori falë një gol spektakolar të shënuar në stilin “gërshërë”.