Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimit mafioz i 22-vjeçarit në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, shoqërohen disa persona


Rreth një orë pas ekzekutimit të Gëzim Sinomatit në ballkonin e shtëpisë së tij, policia ka gjetur një makinë të djegur pranë stacionit të trenit në dalje të Vlorës.

Dyshohet se mjeti tip ‘BMW’ është përdorur nga autorët e ekzekutimit mafioz. Deri tani për ekzekutimin mafioz janë shoqëruar disa persona.

Në kohën kur 22-vjeçari është qëlluar, në zonë nuk ka pasur drita. I riu nuk kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika.

“Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.  Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.  Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima është djali i një personazhi shumë të njohur të viteve ’97 në Vlorë, Sokol Sinomatit, anëtar i bandës së Gaxhait.

Dy vite më parë, xhaxhait të 22-vjeçarit e vëllait të Sokol Sinomatit iu vu tritol në makinë.