Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohen 3 shqiptarë nga 8 persona më uniformë ushtarake në Malin e Zi, Balla komunikim urgjent me homologët


Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Malin e Zi, ku sipas raportimeve paraprake thuhet se 3 shqiptarë janë dhunuar nga 8 persona të veshur me uniformë ushtarake.

8 autorët dyshohet se janë serbë nga Bosnje Hercegovina, teksa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata i kanë dhunuar pasi i kanë dëgjuar të flasin shqip.

Ende nuk ka detaje për këtë ngjarje, por mësohet se në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, Ministri Taulant Balla menjëherë ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi.

Balla ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi. Aktualisht Policia e Herceg Novit po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar.