Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Heqja e imunitetit të Berishës antikushtetuese


Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e quajti antikushtetues vendimin e deputetëve të PS-së për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit Berisha.

Ai tha se shpërfillja e Kushtetutës për rastin në fjalë është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.

Sipas Bardhit, ndryshe janë sjellë deputetët dhe SPAK-u me shokët dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit Rama dhe ndryshe me kundërshtarët e tij.

“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi.” – tha Bardhi.