Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e avokatëve të Berishës për të shtyrë mbledhjen, Çuçi: S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë


Bledi Çuçi nga radhët e Partisë Socialiste, tha se nuk ka asnjë kusht ligjor për pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që po shqyrton kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin Sali Berishës, me qëllim hapjen rrugë të një mase arresti ndaj tij.

Duke ju përgjigjur kërkesës së avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan të pezullohet mbledhja derisa të shprehet GJK, Çuçi tha se ato nuk kishin kërkuar pezullimin e mbledhjes.

 

‘E para që dua të them nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju u shprehët vet që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Në lidhje me pyetjen e Aliebajt po e shoh pak kërkesën tuaj në GJK dhe këtu nuk kërkonin pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Në kërkesën tua ju nëse ishit kaq të interesuar mund ti kishit kërkuar GJK-së dhe pezullimin e kësaj mbledhje. Ju keni kërkuar pezullimin e masave shtrënguese. Nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën që ka sjellë prokuroria për Berishën. S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë këtë proces.’– tha Çuçi.