Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes të rinjve në Tiranë, 16-vjeçari plagos me thikë dy të tjerë, shpallet në kërkim


Një 16-vjeçar në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka plagosur me thikë dy 18-vjeçarë dhe më pas është larguar.

Mësohet se të rinjtë janë konfliktuar ditën e sotme në rrugën “Asim Vokshi”, kur 16-vjeçari ka plagosur dy adoleshentët e tjerë.

Sakaq, të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 16-vjeçari mbetet në kërkim nga autoritetet.

 

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën “Asim Vokshi”, gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.

16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Asim Vokshi”, sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.