Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali takohet me Yuri Kim në Washington: Mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve


Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në Washington, në kuadër të një vizite zyrtare, është takuar ditën e sotme me Yuri Kim, tashmë Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali në një postim në Facebook. Spiropali shkruan se i ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj në Tiranë.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me Yuri Kim, Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, mike e mirë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar që ka dhënë gjatë misionit të saj të suksesshëm në Tiranë në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Partneriteti strategjik me SHBA, rruga drejt BE, rritja e rolit të Shqipërisë në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, siguria dhe paqja e rajonit tonë, forcimi i partneritetit në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për ne janë objektiva madhorë që mund të realizohen vetëm përkrah aleatëve tanë”.