Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tregon kur do paraqitet në Gjykatën e Posaçme: Gjykatësja e papërgjegjshme, vasale e mjerë


Ish-kryeministrin Berisha ka deklaruar sot se do paraqitet para gjykatës kur kjo e fundit të heqë masën ndaj tij për kufizim të lëvizjes, e cila tha se ishte antikushtetuese.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Berisha theksoi se ka qenë përherë për barazinë para ligjit të kujtdo ndërsa e quajti vasale të mjerë kërkesën e gjykatëses për  paraqitjen e tij për t’u pyetur.

“Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën. Deputeti të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës.” – tha Berisha.