Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet në Afrikë diamanti 3 miliard vjeçar me ngjyrën unike


“Që në çastin e parë që pamë diamantin, ishte e qartë se kishim diçka shumë të veçantë”, tha Marcus ter Haar nga Okavango Diamond Company në një deklaratë.

“Të gjithë ata që kanë parë diamantin e lëmuar prej 20 karatësh janë mahnitur me ngjyrimin e tij të veçantë, të cilin shumë e shohin si të ndryshëm nga çdo gur blu që e kanë parë më herët. Është tepër e pazakontë që një gur i kësaj ngjyre dhe natyre të ketë ardhur nga Botsvana, një gjetje që ndodh një herë në jetë.”

Diamanti mendohet të ketë ardhur nga rreth 668 kilometra nën tokë, raporton PopSci. Kjo thellësi është një vend ku bori nuk është aq i zakonshëm e megjithatë diamanti Okavango është plot me të. Ai përmban më shumë bor sesa azot, një element që është shumë më i zakonshëm në mjedis dhe zakonisht mban pjesën më të madhe të shumicës së diamanteve.

E gjithë kjo ndodhi tre miliardë vjet më parë. Është një proces i njohur si subduksion dhe për të cilin po mësojmë më shumë përmes gurëve të rrallë dhe të veçantë si diamanti blu Okavango.

Ai u shpall një ‘gjetje që ndodh një herë në jetë’ pas zbulimit të tij nga kompania Okavango Diamond (ODC) në Botsvanë në pronësi të qeverisë. Si gur, ai peshonte 41,11 karat para prerjes.

Këta gurë gjenden vetëm në miniera të caktuara në të gjithë botën, dhe kjo është për shkak se gurët e çmuar këtu ndajnë një histori gjeologjike që ndikoi në ngjyrosjen e tyre. Diamantet janë zakonisht të pangjyrë si bashkime të atomeve të karbonit, por papastërtitë mund t’u japin atyre ngjyra të ndryshme.

Diamantet me ngjyra janë të rralla, duke përfaqësuar rreth 0.01 për qind – një në 10,000 – të diamanteve të nxjerra në të gjithë planetin. Blu, rozë, jeshile, vjollcë, portokalli dhe e kuqe janë më të rrallat nga të gjitha, ndërsa e verdha dhe kafe janë pak më të zakonshme.