Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi në Policinë e Kosovës, dalin sot para gjykatës dy të arrestuarit, pjesë e grupit terrorist serb


Ditën e sotme, në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca  për dy të pandehurit pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë, të cilët të dielën sulmuan Policinë e Kosovës dhe si pasojë u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Mbrëmjen e djeshme Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e sigurisë paraburgim për të arrestuarin Vlladimir Toniç, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka mbajtur seancën dëgjimore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ( QKUK), duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit V.T, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe kryerja e veprave terroriste

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.T dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.