Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të dhunshme kundër qeverisë në Armeni, arrestohen 10 dhjetëra demonstrues (Video)


Policia në kryeqytetin armen Jerevan ka arrestuar dhjetëra protestues, ndërsa demonstruesit antiqeveritarë po përgatiteshin për turin e fundit të aksionit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit armen Nikol Pashinyan.

Që nga mëngjësi, policia konfirmoi se 142 persona u arrestuan. Organizatorët e protestës planifikuan të pushtonin disa kalime kryesore rrugore në kryeqytetin armen. Policia ka thënë se personat që kundërshtojnë urdhrat e ligjshëm për t’u shpërndarë do arrestohen.

Ndërkohë, një gjykatë në Jerevan ka urdhëruar arrestimin njëmujor të aktivistit Levon Kocharyan, tha avokati i tij. Djali i ish-presidentit armen Robert Kocharyan u arrestua gjatë një proteste të premten e kaluar dhe akuzohet për sulmin ndaj katër oficerëve të policisë.

Protestat në Jerevan, disa prej tyre të dhunshme, u shkaktuan nga shpërthimi i javës së kaluar në Nagorno-Karabakh, një rajon separatist i Azerbajxhanit me një popullsi mbizotëruese etnike armene. Në një operacion të shpejtë ushtarak, Baku rifitoi kontrollin mbi rajonin.

 

Disa kanë kundërshtuar thirrjet për t’u riintegruar në Azerbajxhan dhe po zhvendosen në Armeni. Qeveria raportoi mbi 2,900 të ardhur nga kryeqyteti i rajonit, Stepanakert deri të hënën në mëngjes, me rreth 1,100 prej refugjatëve që iu dhanë strehim dhe 1,000 thanë se mund të gjejnë një vend për të jetuar.

Jerevani mbështeti në heshtje përpjekjen e Nagorno-Karabakut për pavarësi për dekada. Por qeveria e Pashinyan zyrtarisht e pranoi sovranitetin e Bakut mbi rajonin vitin e kaluar gjatë bisedimeve të paqes që pasuan përleshjet e përgjakshme kufitare midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Pashinyan ka refuzuar thirrjet për dorëheqjen e tij dhe ka premtuar një ‘përgjigje të ashpër’ në përputhje me ‘mandatin e çeliktë’ të qeverisë së tij. Ai akuzoi politikanët e lidhur me Nagorno-Karabakun për nxitje të dhunës në Armeni.