Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjetën 62 rrënjë kanabisi, arrestohet 68-vjeçari në Kurbin


Një 68-vjeçar është vënë në pranga në Kurbin, pasi dyshohet të ketë kultivuar 62 bime kanabisi, që u gjetën dhe asgjësuan nga policia.

Në pranga ka rënë Xhafer Hasneziraj, i dyshuar për kultivimin e 62 bimëve narkotike.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”, në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, i janë gjetur edhe disa mbetje bimësh të thara kanabisi.