Vendosni fjalën kyçe....

I dënuari me burg përjetë i vë flakën qelisë në Fushë-Krujë


Një i dënuar me burg përjetë i ka vënë flakën qelisë në burgun e Fushë-Krujës.

I dënuari është Shpëtim Ziza, i cili është dënuar për vrasjen e 10-vjeçarit Besim Çenga në Peshkopi. Ziza është lënduar nga flakët dhe është dërguar në spital për mjekim.

Kjo është ngjarja e dytë brenda pak ditësh ku një i dënuar i vë flakën qelisë.

Pak ditë më parë, një tjetër i dënuar, i identifikuar si Dragut Skana, i vuri flakën qelisë së burgut në Fushë-Krujë pasi pretendonte se mbahej në qeli pa prova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *