Vendosni fjalën kyçe....

Foto e pazakontë e Vjosa Osmanit me presidentin amerikan Biden


Presidentja e Kosovës ka postuar një foto të pazakontë në Facebook.

Siç ndodh rëndom, pas takimeve të krerëve të shteteve me presidentin amerikan dhe Zonjën e Parë, bëhen edhe fotot e rastit.

Në foton e publikuar nga Osmani, ajo shfaqet e kapur dora-dorës me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Biden.

Fotoja tregon për miqësinë e fortë mes Kosovës dhe SHBA-ve, megjithatë në fotot diplomatike mbahet një lloj distance zakonisht.

Në foto përveç dy presidentëve janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden si dhe bashkëshorti i Osmanit,  Prindon Sadriu.

“Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme.” – shkruan Osmani.