Vendosni fjalën kyçe....

Roland Bejko: Në shatator ndryshime statutore, PD me një linjë të re politike


Në një interviste në Report Tv, Roland Bejko dha detaje mbi organizimin e rëndësishëm të kuvendit kombëtar të PD-së që do të mbaj Lulzim Basha më 2 shtator.

Bejko shprehu se shtatori pritet ta gjejë me një linjë të re politike Patinë Demokratike.

 “Në shtator do të bëhet kuvendi i  PD, ku do të bëhen ndryshime statutore. Mbetet për tu parë çfarë do të sjellë pasi do të përcaktojë linjën politike të partisë, do të jetë një linje e re. Kryetari është i rikthyer në detyrë pasi 1 vitë gjysmë më parë. Kuvendi nuk shërben për të hequr vulën sekretarit, se ndryshe e banalizojmë” tha Bejko

Përçarjen e mëtejshme të PD-së, Bejko ia ngarkon Sali Berishës, duke theksuar se vrau shpresën e shqiptarëve dhe demokracinë, ndërsa nuk shmangu kritikat edhe për Gazmend Bardhin.

“Ndarjen e PD më tej e krijoj  pafuqia e Bardhit për tu vendosur në krye të Partisë Demokratike, ishte ambicie jo vetëm e Bardhit por edhe e të tjerëve”

Sipas Bejkos, Basha tashmë është i lirë, ndërsa ka kërkuar të reflektojë nga gabimet e së kaluarës dhe të marrë përgjegjësitë e tij personale për të bërë një PD që të mbledh sa më shumë anëtarë.

“Zoti Basha të vetmin rrisk që ka është i vetvetes. Duhet të jetë ndryshe nga sa ka qenë në të kaluarën dhe të reflektojë nga gabimet e së kaluarës. Të marrë përgjegjësitë e tij personale, të reflektojë e të bëjë një PD që të thithë sa më shumë anëtarë dhe mbështetës”

Gazetari: Po janë vetëm 25 mijë?

“Për një Parti 25 mijë anëtarë janë shumë. Llogarit që ti çosh në luftë. Janë një ushtri e tërë.  Thjesht duhet të dish ti menaxhosh dhe ti shtosh. Kjo bëhet përmes një programi të besueshëm dhe ndarje të qartë nga krimi e korrupsion” tha Bejko.