Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në PD, deputetët që votuan dhe pjesëmarrja deri në orën 17:00


Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD-në zyrtare dha informacionet më të fundit nga zgjedhjet që po zhvillohen për kryetar ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Gjana tha se deri në orën 17:00 kanë votuar 13 700 anëtarë ose 54% e tyre.

“Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh.’- tha Gjana.

Nënqeshja me Këshillin Kombëtar

Gjana e krahasoi Këshillin Kombëtar të mbledhur nga Gazment Bardhi me një bostan në treg që sipas tij herë herë del kungull.

“Nuk ka pasur Këshill Kombëtar të PD-së. E di si është Këshilli Kombëtar. Është si bostani në treg. Shumë herë e kapin pa shije. Edhe në shoqëri njerëzore ka shartime, bostan me kungull” – tha Gjana.

Deputetët që votuan

Jemin Gjana u pyet nëse është normale që nga 52 deputetë të PD-së kanë votuar vetëm 8  prej tyre, ai tha se nuk është normale për është zgjedhja e tyre.

“Nuk është situatë normale. Janë deputetë që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Po të kthehem herët them dikur kanë funksionuar listat e proporcionalit. Nuk është normale, por zgjedhje e tyre”- tha Gjana.

Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.