Vendosni fjalën kyçe....

Djegia e tre makinave në Vlorë, pranga dy persona, në kërkim një i tretë


Dy të rinj janë arrestuar për djegien e tre makinave mëngjesin e djeshëm në Vlorë.

Në pranga kanë rënë 32-vjeçari Julian Çobo e 40-vjeçari Kreshnik Yzeiri ndërsa në kërkim është shpallur 41-vjeçari Elton Lushaj.

Sipas policisë, dyshohet se Çobo ka bashkëpunuar me dy personat e  tjerë për djegien e tre mjeteve.

Lushaj dyshohet se ka siguruar lëndën djegëse ndërsa Yzeiri u ka vënë flakën makinave.