Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea merkato aktive në shitje, Mount firmos me Man.United


Manchester United ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Mason Mount.

Ylli anglez do t’i bashkohet “Djajve të Kuq” në një marrëveshje prej 60 milionë funta.

Javë më parë ishte arritur edhe marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Mason Mount për kushtet personale.

Ekipi anglez insistoi vazhdimisht për Mount dhe në fund ia doli ta finalizonte marrëveshjen.