Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Dakos: Akuzohet për shpërdorim detyre për kallëzimin nga banorët e një pallati dhe për denoncimin nga deputeti Xhaferri në 2021


Petrit Ismaili, avokati i ish-kryetabashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako ka folur pas disa orësh qëndrimi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u janë komunikuar akuzat.

Ismaili bëri me dije se Dako u arrestua me akuzat për shpërdorim detyre në dy raste, për një kallëzim të bërë nga banorë të një pallati dhe një kallëzim në prag të zgjedhjeve të vitit 2021 nga deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri.

Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinad Xhaferri.

Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, deklaroi avokati i Dakos.

Isamili u shpreh se SPAK po vepron nën trysni mediatike dhe se nuk ishte e nevojshme masa e arrestit me burg për Dakon.

SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike, të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia”, – tha Ismaili.