Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Xhaçka: Rikonfirmova mbështetjen për trupat e KFOR, dialogu mënyra e vetme për të ecur përpara


Në takimin e mbajtur në Oslo me homolgët e NATO-s, ministrja për Evropën dhe Punënt e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur për çështjen e Kosovës.

Ajo shkruan se ka rikonfirmuar mbështetjen për trupat e KFOR, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.

Xhaçka ka shprehur mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë. Ministrja thotë se dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në Oslo, diskutuam për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnius,mbi mënyrat për të forcuar mbrojtjen tonë transatlantike dhe mbështetjen e Aleancës për Ukrainën

Të bindur se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forcojë Aleancën dhe sigurinë e Europës  në tërësi.

Mirënjohje për kontributin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë në rajonin tonë.

Rikonfirmova mbështetjen tonë të plotë për trupat e KFOR dhe dënimin e sulmeve të dhunshme të paprovokuara në veri të Kosovës

Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për të ecur përpara.”- shkruan Xhaçka.