Vendosni fjalën kyçe....

Berisha tha se drejtuesja e SHISH bëri vizitë sekrete në Beograd, media nga Kosova: ‘Fake News’


Shpeshherë denoncimet mashtruese të Sali Berishës i referohen ‘mesazheve të njerëzve anonimë’ apo edhe ‘portaleve’ që nuk kanë asnjë lloj besimi në publik dhe që njihen për gjoba dhe shantazhe.

Së fundmi Berisha ka lëshuar akuzën e rëndë se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin.

Berisha e lidh postimin e tij me tensionet në në veri të Kosovës dhe thotë se kjo vizitë e znj. Hyseni në Serbi “flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës”.

“Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s” – shkroi Berisha.

Berisha, ish- kryeministër dhe ish-presidenti i Shqipërisë, që duhet ta kuptojë mirë rëndësinë dhe rrezikshmërinë e asaj që po thotë në këtë drejtim shkruan se vizita në fjalë “dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivëllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm”.

Por, media e njohur në Kosovë ‘Nacionale’ shkruan se ka marrë vesh nga burime të sigurta se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Hyseni, që ishte zyrtare e lartë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nuk ka pasur vizitë sekrete në Beograd.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TEMA