Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool barazon ndaj Aston Villës, zbehen shanset për vendin në Champions League


Pas shtatë fitoreve radhazi, Liverpooli është ndalur me barazim nga Aston Villa në Premierligë, duke zbehur kështu gjasat për një vend në top-katërshe.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Anfield” përfundoi me rezultatin 1:1

Jacob Ramsey kaloi fillimisht mysafirët në epërsi në minutën e 27-të, teksa Roberto Firmino barazoi shifrat për vendasit në minutën e 89-të.

Vlen të theksohet se një gol i Cody Gakpos u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje, teksa Ollie Watkins e humbi një penallti.

Kjo përballje i takoi javës së 37-të dhe të parafundit në elitën e futbollit anglez.

Liverpooli pas këtij barazimi ka 66 pikë në pozitën e pestë, tri më pak se Manchester United dhe Newcastle United, por me dy këto ekipe që kanë nga një ndeshje më pak se “Të Kuqtë”.

Aston Villa është e shtata në tabelë me 58 pikë.