Vendosni fjalën kyçe....

Lampard e nis me humbje rikthimin te Chelsea


As rikthimi i Frank Lampardit si trajner nuk e ka ndihmuar Chelsean që të rimëkëmbet.

“Blutë” pësuan humbje sot në udhëtim ndaj Wolvesit në kuadër të javës së 30-të, duke regjistruar kështu ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Premierligë

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Molineux” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Ujqit” e shënoi Matheus Nunes, në minutën e 31-të.

Wolvesi pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe ndodhet në pozitën e 12-të.

Chelsea është një pozitë më lartë më 39 pikë.