Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kosova fiton në Arbitrazh se udhëhiqet nga ligji, Rama humbet me dëme kolosale


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se qeveria e Kosovës fitoi sërish në Arbitrazh gjë që dëshmon se vendimet e saj udhëhiqen nga ligji dhe e drejta, ndërkohë që sipas tij Rama vetëm humbet duke shkaktuar dëme kolosale.

Në reagimin e tij në “Facebook” Meta thotë se shteti është kapur nga banda e të korruptuarve që duan të asgjesojnë fjalën e lirë.

 

Postimi:

Qeveria e Kosovës fiton përsëri në arbitrazh ndërkombëtar për herë të tretë radhazi brenda vitit duke mbrojtur interesin publik dhe duke dëshmuar se në vendimet e saj udhëhiqet vetëm nga Ligji dhe e Drejta.

Ndërsa Qeveria e Ramës vetëm humbet në arbitrazhet ndërkombëtare duke shkaktuar dëme kolosale për qytetarët shqiptarë dhe dëmtuar rëndë besueshmërinë e vendit si një shtet i së drejtës dhe respektimit të ligjit.

Kjo ndodh vetëm për shkak të kapjes së shtetit nga një bandë të korruptuarish dhe gënjeshtarësh që duan të asgjësojnë fjalën e lirë dhe konkurrencën për të monopolizuar gjithçka në interes të kësaj pakice uzurpatore dhe në kurriz të gjithë qytetarëve shqiptarë që paguajnë kostot e kësaj papërgjegjshmërie të pafre.

Ndaj 14 Maji është dita e Ndryshimit dhe e Ndëshkimit për të rivendosur Llogaridhënien dhe interesin publik të parin.