Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi paraqet planin për fshatin: Subvencione dhe kredi me 0 interes, 15 tregje të gjelbra në Tiranë


Kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e Petrelës.

Këlliçi shpalosi përpara tyre programin për bujqësinë, që përfshin subvencione deri në 10 mijë euro, mbështetje me naftë për punimin e tokës, si edhe ndërtimin e të paktën 15 tregjeve të gjelbra në kryeqytet.

Këlliçi tha se edhe fermerët që do të marrin hua në bankë për investime në agrikulturë apo agroturizëm në infrastrukturë, për kredi deri në 30 mijë euro do të japet kredi me interes zero për ta, duke e mbuluar bashkia interesin e kredisë pranë bankës përkatëse ku do të aplikohet për kredi.

Kemi menduar një paketë mbështetëse për të gjithë fermerët. 10 mijë euro mbështetje në bazë materiale për çdo fermer që kërkon të nisë një biznes të ri në fshat, në blegtori, në bujqësi. Në frutikulturë, në agrokulturë, në bletari në agroturizëm për të prodhuar produkte ushqimore për Tiranën, që do të thotë: 6-8 lopë race, 50-60 dele të rracës, 1 mijë pula apo zogj për mish, 100 mijë rasate trofte për rezervuar, vlerën e imputeve dhe fidanëve për të mbjellë për sipërfaqe më të mëdha se 0.1 hektarë, me 10 ha, kufij të sipërm, ne do të subvencionojmë deri në 2500 euro në vit. Subvencion 100% me karburant për punimin e sipërfaqeve deri në 1 hektarë por jo më të vogla se 0.1 hektarë. Mbështetje për produktet “Made In Tirana”, të prodhuara në Tiranë. Subvencionim deri në 70% të kostove të produktit për të gjitha prodhimet blegtorale, bulmetore “Made in Tirana” që kanë destinacion tregun e Tiranës. Subvencionim deri në 50% të kostove të produktit për të gjitha prodhimet në frutikulturë, akuakulturë “Made in Tirana” që kanë destinacion tregun e Tiranës. Ngritjen e të paktën 15 tregjeve të gjelbra në Tiranë, sipas standardeve më të mira të sigurisë ushqimore. Zero taksa bashkiake për të gjithë fermerët që do shesin prodhimet “Made in Tirana” në tregjet e gjelbra të bashkisë Tiranë. Për ata që do certifikojnë organikisht prodhimet e tyre do të mbulojmë shpenzimet deri në 50%. Për fermerët që do të marrin hua në bankë për investime në agrikulturë apo agroturizëm në infrastrukturë, për kredi deri në 30 mijë euro do të japim kredi me interes zero sepse bashkia do të mbulojë interesin e kredisë pranë bankës përkatëse ku do të aplikohet për kredi”-u shpreh Belind Këlliçi para banorëve të Petrelës.

Ai tregoi edhe kostot që ka ky plan, që do t’ju vijë në ndihmë fermerëve të 140 fshatrave në kryeqytet.

“Ajo çka unë u premtoj, është kjo: këto katër premtime që janë të prekshme, janë konkrete, për buxhetin e bashkisë Tiranë, nuk kushtojnë më shumë se 4 apo 5% e buxhetit, për t’iu përgjigjur 140 fshatrave të Tiranës. është vetëm çështje vullneti dhe prioriteti”.